Pësoi disfatë në zgjedhje, Dimitar Kovaçevski jep dorëheqjen nga LSDM

Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM). Vendimi erdhi pas humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën më 8 maj, ku LSDM pësoi disfatë të thellë.

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, u mposht nga Gordana Silanovska-Davkova e VMRO DPMNE, me një diferencë prej 300 mijë votash. Edhe në zgjedhjet parlamentare, LSDM-ja pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja.

Kovçevski e mori drejtimin e LSDM-së nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *