Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi 28-vjeçar në Elbasan

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Papër të Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës, ku një automjet përplasi një këmbësor 76-vjeçar me iniciale A.L.

Këmbësori humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

Ndërsa shoferi i Audit, 28-vjeçari A.B. nga Tirana, u arrestua nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *