Përplasi këmbësorët pranë Kryeministrisë, arrestohet 21-vjeçari, i kishte ‘koleksion’ gjobat

Shoferi 21-vjeçar Jorgaq Thëngjilli, që përplasi dy këmbësorë në trotuar pranë Kryeministrisë, është arrestuar nga policia.

I riu, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 21-vjeçari iu nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

Jorgaq Thëngjilli ishte gjobitur më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

21-vjeçari sot përplasi me makinë dy këmbësorë (D.K. dhe K.D.) në trotuar pranë godinës së Kryeministrisë. Këta të fundit u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

I riu, nën drejtimin e automjetit Mercedes-Benz me targa AA 528 PY, humbi kontrollin e mjetit dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përfundoi mbi trotuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com