Gentiana Beqa rrëmben medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Bodybuilding

Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa, rrëmbeu medaljen e artë në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”.

Gjakovarja Gentiana Beqa, pas triumfit në Spanjë, nuk harroi të përshëndeste edhe bashkëshortin dhe 3 vajzat e saj.

“Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”, shkruan Komiteti Olimpik Shqiptar pas suksesit të Gentianës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *