Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike është shtyrë për më 13-nëntor, në ora 15:00.
Shtyrja erdhi pas përplasjeve që janë krijuar në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.
Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.
Nga ana tjetër, Indrit Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.