Përmbytje masive në Australi, dalin krokodilët

Reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Queensland, në atë që autoritetet presin të jenë përmbytjet më të mëdha të rajonit australian.

Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Imazhet nga rajoni tregojnë avionë të zhytur në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.

Një krokodil upa në ujërat që përmbytën qytetin australian Ingham të hënën e 18 dhjetorit, ndërsa shirat e dendur prekën disa qytete turistike në verilindje të vendit.

Banorët vendas po shikonin zvarranikun në ujërat e përmbytjeve dhe thanë se nuk kishin parë kurrë një të tillë kaq afër. Sinoptikanët thanë se shiu i rrëmbyeshëm do të vazhdojë për pjesën më të madhe të së hënës dhe pritet të fillojnë të pakësohen të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *