Përkujtohet Prof. Dr. Ahmet Kamberi, propozohet shpallja “Nderi i Kombit”

Pak muaj nga ndarja nga jeta, Akademia e Shkencave dhe Shoqata Patriotike Bulqiza, organizuan një Akademi përkujtimore për nder të Profesor Doktor Ahmet Kamberi, një prej personaliteteve më të mëdhenj të mjekësisë shqiptare dhe veçanërisht e kardiologjisë, një humanist dhe pedagog i nderuar në fakultetin e mjekësisë.

Takimin e hapi kreu i Departamentit të mjekësisë në Akademinë e Shkencave, Profesor Doktor Genc Sulçebe, që vlerësoi maksimalisht kontributin e Profesor Kamberit në krijimin e procedurave moderne për ekzaminimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Profesor Doktor Musafa Xhani, vlerësoi punën e Doktor Ahmet Kamberit në hartimin e pesë protokolleve shkencore, aq të rëndësishme për mjekësinë shqiptare.

Punën si mjek dhe aktivitetin e tij si humanist e prekën edhe shumë bashkëkohës, kolegë dhe student të Doktor Ahmetit, i cili i shërbeu qytetarëve për plot 62 vjeç në profesionin e kardiologut.

Gjatë kësaj Akademie të ftuarit propozuan që emri i Profesor Doktor Ahmet Kamberit ti vendoset një institucioni dhe për kontributin që ai ka dhënë në mjekësinë shqiptare të shpallet Nder i Kombit.

Profesor Doktor Ahmet Kamberi është themeluesi dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë, anëtar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë dhe koordinator i saj për Shqipërinë, anëtar i Komitetit të vlerësimit të abstrakteve e paraqitura në Kongreset e ESC-së.

Profesor Doktor Ahmet Kamberi është autor dhe bashkautor i mbi njëqind artikujsh në revistat mjekësore shkencore shqiptare, evropiane dhe amerikane.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *