Përgjaken zgjedhjet lokale në Turqi, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagpsur në Turqi pas incidenteve në zgjedhjet komunale në Dijarbakir, qyteti kryesor kurd në Turqinë juglindore, tha ministria e Shëndetësisë.

“Përleshjet shpërthyen midis dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur,” i tha AFP një zyrtar, duke sqaruar se këto incidente ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.

Në Turqi ditën e sotme mbahen zgjedhjet lokale, ku mbi 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në 81 provincat e vendit, raporton Anadolu. Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 në 32 provinca lindore të vendit. Në provincat e mbetura, qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Rreth 1,32 milion të rinj votojnë për herë të parë. Në garë janë kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 206.000 qendra votimi.

Krahas krerëve të 81 provincave, do të zgjidhen 973 kryetarë të rretheve dhe 390 kryetarë bashkie së bashku me 50.336 muhtarë, si dhe anëtarët e asambleve të përgjithshme provinciale dhe të këshillave bashkiakë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com