Përfundon edicioni i 5-të i ‘X Factor Albania’, ja kush u shpall fitues

Fituesi i “X Factor Albania 5” u shpall Alis.

Djali nga Shkodra rrëmbeu zemrat e publikut javë pas jave, duke u bërë një nga talentet më brilante të zbuluara këtë edicion. Ai ishte pjesë e grupit “Mix” udhëhequr nga Young Zerka. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Jet.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.

Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *