Përcillet për në banesën e fundit “ideuesi” i pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari

Ish-presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari u përcoll sot për në banesën e fundit në Helsinki. Ai u varros pranë paraardhësve të tij, Urho Kekonen dhe Mauno Koivisto.

Ahtisaari vdiq në moshën 86 vjeçare në Helsinki. Ai lindi në vitin 1937 dhe ka qenë president i Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000. Para mandatit të tij presidencial, ai ka mbajtur poste të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Kombet e Bashkuara.

Në vitin 2008 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Një nga detyrat e tij të fundit kryesore politike ishte si i dërguari special i OKB-së për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com