Pensionistët italiane zgjedhin Shqipërinë: Këtu kemi rilindur!

Pensionistët italianë kanë rilindur në Shqipëri. Me ketë titull e nis reportazhin e tij, Gabriele D’Angelo nga La7.it duke iu referuar pensionistëve italianë të cilët kanë braktisur vendin e tyre për t’u vendosur në Shqipëri.

Reportazhi nis me Gabrielën, një 77-vjeçare e cila shkak të vonesave në shëndetësinë italiane, sot ecën me paterica. Për të lehtësuar dhimbjen, doktori e këshilloi të jetonte buzë detit dhe kështu, në vitin 2022 vendosi të shpërngulet në Durrës.

“Mora patericën, valixhen dhe macen dhe erdha në Shqipëri. Unë këtu kam rilindur”, shprehet ajo.

Jo vetëm që ka zgjedhur të kalojë jetën e saj në Shqipëri, por edhe t’ju besojë doktorëve shqiptarë.

“Specialisti italian mua më kushtonte 55 Euro, ndërsa specialisti shqiptar mua me kushton 24 euro”, shprehet ajo.

77-vjeçarja në Itali merrte 1250 Euro pension, ndërsa me vendosjen në Shqipëri do të marrë edhe 450 Euro më shumë.

Reporteri është ndalur edhe tek shpenzimet, për të cilat pensionistja italiane thotë se me 15 Euro në Shqipëri mund të konsumosh prodhime deti dhe një gotë verë.

Pas pandemisë rreth 2 mijë pensionistë janë zhvendosur nga Italia në Shqipëri duke kontribuar drejtpërsëdrejti në ekonominë lokale të qytetit ku janë vendosur dhe atë të Shqipërisë.

Jo vetëm vendi ynë, por edhe shtetet e tjera si Turqia, Spanja, apo edhe Portugalia me thithjen e pensionistëve të huaj kanë rritur ekonominë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *