PE ‘njeh’ Alibeajn si bashkëkryetar të komisionit të Reformës Zgjedhore, rrëzon pretendimet e Berishës

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri u miratuan një paketë rekomandimesh për Shqipërinë dhe një prej pikave,(9) flitet për çështjen e Reformës Zgjedhore dhe se si opozita duhet të bëhet pjesë për mbarëvajtjen e punëve në këtë komision dhe jo të bëhet pengesë, siç po mundohet të bëhet një pjesë e saj.

“Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias; thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor”, thuhet në rezolutë.

Përmes ktij rekomandimi kuptohet që PE e njeh komisonit ad-hoc të ngritur në vitin 2022, që ka si bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn, duke injoruar kështu pretendimet e Berishës./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com