FOTO/ “Për kë u zbukurove sot mi zemra?”/ Rike e veshur provokuese përqafohet me Romeon, aktori: Hera e parë dhe e fundit që…!

Që prej ditëve të para të Big Brother, Rike Roçi është parë sa në krahët e Romeos, në ato të Meritonit, duke marrë përkëdhelje dhe puthje nga të dy djemtë.

Ditën e sotme (22 janar), Rike ka zgjedhur të vishet mjaft provokuese me një fustan të zi të shkurtër, gjë që ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë, përfshirë edhe Romeon, me të cilin u përqafua.

Fillimisht Romeo e pyete se për kë është zbukuruar, ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë për vete.

Më pas aktori i ka tërhequr vëmendjen  duke i thënë se kjo duhet të jetë hera e parë dhe e fundit që vishet në këtë mënyrë, duke e këshilluar që të veshë tuta dhe xhinse.

Romeo: T’u urojmë shqiptarëve javë të mbarë ore. Java sa më bukur, qofshi të qeshur dhe të lumtur. Për kë u zbukurove sot mi zemra?

Rike: Për veten zemra, ngela me tuta si çun.

Romeo: Po të shkojnë mi zemra, hera e parë edhe e fundit që të shoh të vishesh kështu.

Rike: Në rregull.

Romeo: Vish tuta dhe xhinse.

Rike: Mirë.

Romeo: Hajde mund të veshësh ndonjëherë edhe pantallona të shkurtra. Ndonjëherë të thash…/m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *