Formati ‘BBV3’ mbrëmjen e sotme nisi me një ‘sqarim’ lidhur me arrestimin e Liam Osmanit, , ish-banori me qëndrimin më të shkurtër në shtëpinë më të famshme, i cili momentalisht po përballet me një proçes gjyqësor.
Por siç duket Ledioni e ka lënë me pikëpyetje ku pritet që Liami të bëhet përsëri pjesë e shtëpisë. Ja çfarë tha ai:
“Çështja vazhdon të jetë në instancat e gjyqësorit dhe mesa duket ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori për shkak të gjithë asaj cfarë u diskutua në “Top Story” dhe nëse ndodh shtetasi gjerman Liam Osmani mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në “Big Brother” kështu e lejmë me një lloj redicence këtë punë e lëmë me tre pika në fund”, tha Ledioni.