Pasi i dha ultimaturm për 5 orë, 17-vjeçarja vret me gurë nënën e partnerit. Çifti e fshehin bashkë trupin

Të frikshme janë detajet e vrasjes brutale në Ohio të SHBA-ve, me autore 17-vjeçaren Kaitlin Koons dhe viktimë 53-vjeçaren Nicole Jones, e cila ishte nënë e partnerit të saj.

Sipas “New York Post”, e mitura e vrau 53-vjeçaren me një gur pasi fillimisht i dha partnerit të saj 33-vjeçar, Jonathan Jones, një ultimatum pesë-orësh për ta vrarë.

Siç u deklarua nga policia gjatë gjyqit për rastin e vrasjes që ndodhi në muajin prill, “Caitlin i tha Jonathanit se duhej të bënin diçka për nënën e tij sepse ajo po i pengonte të ishin bashkë dhe i dha atij pesë orë kohë për të bërë diçka. Kur kaluan pesë orët, 17-vjeçarja doli nga shtëpia, mori një gur dhe e goditi disa herë në kokë 53-vjeçaren teksa ishte para frigoriferit dhe më pas e mbyti”.

Mediat lokale në Ohajo raportuan se në momentin e vrasjes, 33-vjeçari ishte në divanin e shtëpisë dhe më pas e ndihmoi 17-vjeçaren të mbulonte gjurmët.

Dyshja shkuan në dy dyqane dhe blenë qese plehrash, litarë për të mbështjellë trupin dhe pastrues për të fshirë njollat ​​e gjakut nga kuzhina, u tha në gjyq.

Hapi i radhës i çiftit ishte të shkonin në një zonë banimi aty pranë dhe ta hidhnin trupin e 53-vjeçares në një kosh, duke menduar se trupi nuk do të gjendej kurrë.

Pasi përfunduan përpjekjen për të mbuluar gjurmët e tyre, 33-vjeçari dhe 17-vjeçarja u larguan në Meksikë ku u gjurmuan nga autoritetet amerikane pasi Jones nuk e kishte çaktivizuar kurrë byzylykun që mbante në këmbë, pasi u deklarua fajtor për akuzat e mëparshme.

Pas arrestimit, 17-vjeçarja ka pranuar vrasjen, ndërsa detajet janë konfirmuar nga të dhënat GPS në telefonin dhe orën e 33-vjeçarit. 17-vjeçarja përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, manipulimit të provave dhe përdhosjes së një kufome./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *