Pas kokës, gjendet një trup i dekompozuar në Xarrë të Sarandës (dyshohet se i përket një çobani të zhdukur)

Pas gjetjes së një koke të prerë dhe të varrosur në Xarrë të Sarandës, një ditë më parë, policia ka zbuluar sot edhe një trup të dekompozuar. Ekspertët dhe mjeku ligjor po kryejnë veprimet e para.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se trupi i groposur i përket një çobani që rezulton i zhdukur prej disa kohësh.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës, policia njoftoi se mbetjet e dekompozuara, ishte dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për të vërtetuar se kujt i përkasin.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com