Pas dy orësh në SPAK flet deputeti që la LSI-në për PS-në: Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela doli nga Prokuroria e Posaçme pas rreth dy orësh.

Deputeti Agron Çela i cili braktisi LSI-në për PS-në, ka folur shkurtimisht për mediat pas marrjes në pyetje.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Çela tha se nuk kishte dijeni për dosjen CEZ-DIA.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Mësohet gjithashtu se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com