Partneri i saj feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Bella Hadid

Bella Hadid tashmë ka një mashkull të ri në jetën e saj. Ajo u kap mat me kaubojin Adan Banuelos në tetor 2023, teksa u pa duke u puthur në Fort Worth Stockyards në qytetin e Teksasit pak kohë pasi u nda nga drejtori i artit Marc Kalman.

Adan Banuelos është një kalorës meksiko-amerikan i cili i ka ‘vjedhur’ zemrën supermodeles.

Sot ai feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë padiskutim e ka marrë prej partneres së tij, ku Bella ka postuar një sërë fotografish me partnerin në Instastory, teksa shihen në çaste të lumtura dhe romantike me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *