Namik Dokle komentoi aksionin opozitar parlamentar dhe kaosin e krijuar në Kuvend.
Dokle, i cili ka shërbyer si Kryetar i Parlamentit u shpreh se vetë pamjet tregojnë se jeta e parlamentarizmit ka dalë jashtë normalitetit, ndërsa shtoi se opozita, por edhe mazhoranca duhet të respektojnë rregullat e Parlamentit. Ndër të tjera ai tha se mazhoranca ka forcën, ndërsa opozita ka mençurinë.
“Gjëja kryesore që tregojnë pamjet është se jeta parlamentar ka dalë jashtë normalitetit. Mendoj se instrumentet politikë të parlamentit kur dalin jashtë normalitetit s’kanë dobi.”
“Kjo që ndodh nuk është zgjidhja normale, pasi prekim themelet e parlamentarizmit. Nuk dua të bëj rolin e gjykatësit, se unë jam socialist dhe socialist do vdes. Si qytetar them se çdo instrument jashtë parlamentar nuk i bën mirë shoqërisë dhe as atyre që i bëjnë këto gjera.“
“Opozita mendon se është në të drejtën e saj, unë mendoj se ka rrugë të tjera. Mazhoranca ka forcën, opozita ka mençurinë. Parlamentarizmi ka rregullat e veta dhe duhen respektuar si nga mazhoranca dhe nga opozita, ndryshe nuk është normalitet. Për një anormalitet që ka ndodhur në Parlament, unë kam dhënë dorëheqjen nga detyra si kryetar i Kuvendit”, u shpreh ai nga studio e emisionit “Kjo Javë” në News24.