Anticikloni i Azores mbërrin në rajonin tonë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se në nivel hemisferik po ndodhin lëvizje të mëdha dhe pasojat nuk do të vonojnë, për një muaj dhjetor mjaft dinamik dhe plot ndryshime, me ulje dhe ngritje të shpeshta të temperaturave siç nuk ka ndodhur prej disa kohësh.
Kur?
Java e ardhshme do të nisë me rikthimin e anticiklonit. Sipas ilmeteo.it, nga e hëna e 11 dhjetorit do të ketë vend për një stabilitet më të madh atmosferik, edhe nëse do të ketë reshje lokale dhe sporadike shiu. Në rajone të tjera do të ketë hapësira të mëdha me diell, me rrezik gjithsesi rikthimin e mjegullave apo shirave gjatë natës.
Të mërkurën më 13 dhjetor (Shën Lucia) një depresion i madh ende i pranishëm mbi Skandinavi do të shkëputet nga një front i ftohtë i ushqyer nga rrymat ajrore me origjinë arktike, të cilat, pasi të kenë kaluar të gjithë Evropën Qendrore e Lindore, do të hyjnë në rajon dhe vendin tonë. Nga pasditja e së mërkurës dhe të enjten pritet borë vetëm në lartësitë mesatare dhe të larta malore.
Më pas (e enjte 14), rrymat e ftohta do të ushqejnë një ciklon i cili do të bëjë të ndjehen efektet e tij gjatë pjesës tjetër të javës me reshje lokale shiu shumë intensive.Në rënien e pritur të vlerave termike do të rikthehet edhe bora deri në rreth 400 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, një fushë e madhe me presion të lartë do të fillojë të përparojë nga Perëndimi, e cila mund të përfaqësojë një pikë kthese të mëtejshme, veçanërisht në vigjilje të periudhës para Krishtlindjes. /Liberale.al/