Paralajmëroi emision kundër Ylli Rakipit, Shkëlzeni ndryshon mendje për “milionat e Olsit” që do demaskonte

Çim Peka duket se ka ndërruar mëndje për emisionin kundër televizionit të Endri Meksit, ku punon gazetari Ylli Rakipi.

Ai paralajmëroi një ditë më parë se do bënte emision kundër MCN TV, pse Ylli Rakipi tha se kishte parë në kafe Erion Veliajn me Çim Pekën dhe Shkëlzen Berishën.

“Sot ne 20.45 ekskluzive:

Dokumenti i debimit te Irena Gjoka (Maneku) nga Greqia dhe fshehja e denimit si falsifikatore e gjyqtares kamikaze te GJKO”, shkruan ai.

Ndërsa një ditë më parë, paralajmëronte tjetër gjë.

“Deshmitari i rreme!

Te dalesh deshmitar i rreme ne kete moshe duhet te jesh ose shume ne hall ose shume i pamoralshem. Per te gjithe ata pak njerez qe mund te jene peshkuar vertete nga nje mashtrim publik per nje darke qe nuk ka ndodhur kurre, sqarimin dhe arsyet do u’a bej te qarte te Hene ne 20.45!

Darka ne fjale nuk ka ndodhur kurre, por banaku nga ku doli shpifja ka marre miliona euro koncesion nga vellai i Olsi Rames.

Ps: Shihemi te Hene…”, shkruante Peka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *