Pamje nga vendngjarja! Aksidenti në Fier, benz-i përplaset me një tjetër mjet, dy të plagosur

Një aksident në aksin Fier -Seman, ku dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën, ka lënë për pasojë dy të lënduar.

“Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”- thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit Ndërkohë, vlen të theksohet se aksi që lidh qytetin e Fierit me bregdetin si edhe mbi 10 fshatra të zonës është kthyer në burim aksidentesh së fundmi, megjithëse asnjë prej tyre me pasoja tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *