Në mes të rrugës, pa bonus qiraje dhe me shpenzimet e veta, në këtë gjendje ndodhen banorët e lagjes 12 në Durrës, pallati i të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 2019.
64 familje prej 6-muajsh nuk e marrin bonusin e qirasë duke hasur kështu vështirësi në pagesën në fund të muajit.
Ende presin nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve të tërmetit, por edhe pas 4 vitesh asnjë ndërhyrje nuk është bërë në pallatin numër 15 në Durrës.
Edhe pas protesta të shumta por dhe trokitjes në dyert e bashkisë, nuk i kanë ndihmuar të marrin një zgjidhje.
Si pasojë e tërmetit, pallati numër 15 në Lagjen 12 në Durrës pësoi dëmtime të shumta në 3 katet e para teksa u klasifikua si i pabanueshëm.