“Pa të shoqin në makinë me të dashurën”, motra e Alma Arrazit: Nuk shkojmë në varrim sepse…

Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj.

Kështu tregon në intervistën për Report Tv motra e saj Genta Bushati.

“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma?

Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushati.

Fajtor për vdekjen e të motrës ajo bën Erdgys Arrazin, ndërsa shton se as në funeralin e fëmijëve nuk do të marrin pjesë.

“Nuk do marrim pjesë në varrimin e fëmijëve sepse nuk kemi më lidhje…të shkojë unë në shtëpi të tij…Unë i lutëm Zotit, të gjithëve, policisë, të gjendet motra ime, dhe motrën tonë ta marrim dhe ta varrosim në Durrës, sepse nuk ka lidhje të varroset në Shkodër, se shkaku i vdekjes së saj është burri i vet.

Të mos e shikonte motra ime para këmbëve me të dashurën e tij do ishte gjallë sot, do ishte në shtëpi, fëmijët do ishin në shtëpi, duke ngrënë, duke pirë, duke luajtur e duke qeshur, nuk do ishte sot motra ime me gjithë fëmijët në arkivol”, tha ajo në intervistën për Report Tv.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *