Opozita turke synon t’i japë një goditje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës me në krye kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Votimet mbarëkombëtare më 31 Mars mund të përforcojnë kontrollin e Presidentit Erdogan pas dy dekadash drejtimin e Turqisë, ose të sinjalizojnë ndryshim në peizazhin thellësisht të ndarë politik të anëtarit të NATO-s. Me një ndikim të veçantë është e vota e kurdëve pasi mund të jetë vendimtare në garën për kryetar.
Shpresat e opozitës për transformim u ushqyen nga rezultatet e zgjedhjeve lokale në vitin 2019, kur ata mundën Partinë e Erdoganit në dy qytetet kryesore, Stamboll dhe Ankara. Analistët e shohin votimet e së dielës si një matës mbarëkombëtar të mbështetjes së Erdoganit dhe qëndrueshmërisë së opozitës. Një garë e ngushtë pritet në qytetin që është shtëpia e më shumë se 16 milionë banorë.
“Në vitin 2019, kur Erdogan dhe partia e tij humbën Stambollin, ishte një goditje e madhe dhe ishte një tronditje për reputacionin e Erdoganit që deri atëherë ai ishte i pamposhtur, i pathyeshëm. Pra, nëse ai do të ketë sukses të kthejë Stambollin kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje të zgjerojë, pushtetin e tij.”
Sondazhet tregojnë Imamoglu dhe kandidatin Murat Kurum, në një garë të ngushtë në Stamboll.
Megjithatë, një fitore Imamoglu do të rigjallëronte opozitën. Këtë herë, Imamoglu po garon në zgjedhje lokale pa mbështetjen e partisë kryesore prokurde të Turqisë.
Sipas mediave ndërkombëtare nëse Erdogan arrin që të marrë sërish Stambollin do të jetë në gjendje të zgjerojë dhe të miratojë pushtetin e tij në administratat lokale si dhe mund të kërkojë më pas të ndryshojë kushtetutën për t’i mundësuar atij të qëndrojë përsëri si president në 2028.
Gjithashtu Partia e Erdoganit është dëmtuar nga një rritje e mbështetjes për Partinë Islamike të Mirëqenies së Re për shkak të qëndrimit të saj të ashpër kundër Izraelit lidhur me konfliktin e Gazës dhe pakënaqësisë me trajtimin e ekonomisë.
Retorika e Erdoganit kundër Izraelit ka qenë e ashpër, por Ankaraja ka mbajtur lidhje tregtare me Izraelin, duke tërhequr kritika nga kjo parti e cila ka ndikuar në zemërimin e turqve që duan që qeveria të jetë më aktive në mbështetjen e palestinezëve.
/a.r