Kërkoi të kalonte rrugën, shoferi bën për spital këmbësorin në Lezhë

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura e Cenit në Lezhë i ka kërkuar 33 vjeçarit drejtues të mjetit që të priste se po kalonte rrugën.

Ky i fundit ka zbritur nga makina e ka dhunuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.  44-vjeçari ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë dhe kokë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha ne spitalin e Lezhës, informon gazetari i Report Tv, Elvis Hila.

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dhunës.

“Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja” informoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *