Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton që të zhvlerësojë rëndësinë e Kombeve të Bashkuara. Duke folur në forumin “Valday”, shefi i Kremlini nënvizoi se në historinë jo të largët, liderët perëndimorë kanë thënë shpesh se sistemi i OKB-së është i vjetëruar dhe nuk i plotëson nevojat e sotme.
“Ky qëndrim nisi të aplikohej gjatë krizës jugosllave, kur pa asnjë sanksion nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, SHBA dhe aleatët e saj filluan të bombardojnë Beogradin, pa mëshirë dhe pa frikë, ata hynë edhe në ambasadën e Republikës së Kinës në Beograd”, tha Putin.
Me këtë deklaratë ai tentoi të mbronte akuzën e shpeshtë ndaj perëndimit se përdorin standarde të dyfishta lidhur me të drejtën ndërkombëtare.
Putin tregoi edhe një episod kur kishte kërkuar anëtarësimin e Rusisë në NATO, por që ishte refuzuar nga aleanca.
Më tej u mor kryesisht me deklarata kundër Ukrainës, duke pretenduar se kanë humbur 90 mijë trupa në kundërofensivën e fundit dhe se pa ndihmën e huaj nuk reziston as edhe një javë përballë ushtrisë ruse.
Gjithashtu lëshoi një paralajmërim të fortë në drejtim të perëndimit.