E vrau ish-burri, funerali i Klodianës të shtunën në Shqipëri, hapet llogari bankare për dy fëmijët jetimë

Ditën e djeshme është nisur drejt Shqipërisë trupi i pajetë i 37-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa. Ajo u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar mbrëmjen e 28 shtatorit në Castelfiorentino të Firences, teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, ndërsa në Itali janë mbajtur homazhe për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në të dyja shtetet. Mediet italiane njoftojnë se komuna e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.

“Sapo mora një telefonatë nga Alessio, djali i Klodianës, duke më njoftuar për nisjen e tij dhe të motrës për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi i Klodianës të shtunën me vullnet të familjes. Solidariteti ndaj kësaj familjeje është vërtet i madh. Ne po punojmë që ta rrisim këtë solidaritet maksimalisht në ndihmë konkrete për dy fëmijët, që e gjejnë veten pa të dy prindërit pas kësaj tragjedie”. Për momentin, ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”.

Drejtuesi i komunës Alessio Falorni

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti i saj. Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano.

Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit, i cili edhe pse ishte ndarë me të, nuk e ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për t’u takuar me një italian 52-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com