“Nuk keni pak turp, prap online”, Korreshi kërkesë Komisionit të Etikës: Zhvilloni mbledhjen fizikisht! Po vepro

Deputeti i Partisë DEmokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar që mbledhja e Komisionit të Etikës që pritet të mbahet online këtë pasdite, në orën 15:00, të zhvillohet fizikisht.

Ai e ka konsideruar të turpshëm faktin që mbledhja do të mbahet online, ndërsa ka kërkuar që të jenë të pranishëm deputetët e opozitës për të cilët kërkohet përjashtimi nga seancat plenare për 10 ditë.

“Po pak turp nuk keni, prapë me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste t’i përjashtoni, të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit”- shkruan Korreshin ë emailin zyrtar të dërguar ndaj Komisionit të Etikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *