Një tjetër shpërthim te Metalurgjiku në Elbasan, rrezikohen zjarrfikësit dhe punonjësit e firmës

Situata e zjarrit që ka përfshirë një vend grumbullimi të skrapit në ish-zonën e Metalurgjikut në Elbasan, është drejt përkeqësimit.

Sakaq, një shpërthim i dytë ka ndodhur gjatë kohës që zjarrfikësit po përpiqeshin të vinin flakët nën kontroll.

Raportohet se ngjitur me vendgrumbullimin e skrapit ndodhet fabrika e çelikut, duke rritur rrezikun për më shumë dëme.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të firmës që po punojnë për të hapur mbetjet në mënyrë që zjarri mos marrë përmasa të mëdha, mund të lëndohen nga shpërthimet.

Është duke u përgatitur një plan për evakuimin e personave të kësaj firme dhe bizneseve afër pasi vendi është i rrethuar me fasoneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com