Situata e zjarrit që ka përfshirë një vend grumbullimi të skrapit në ish-zonën e Metalurgjikut në Elbasan, është drejt përkeqësimit.
Sakaq, një shpërthim i dytë ka ndodhur gjatë kohës që zjarrfikësit po përpiqeshin të vinin flakët nën kontroll.
Raportohet se ngjitur me vendgrumbullimin e skrapit ndodhet fabrika e çelikut, duke rritur rrezikun për më shumë dëme.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të firmës që po punojnë për të hapur mbetjet në mënyrë që zjarri mos marrë përmasa të mëdha, mund të lëndohen nga shpërthimet.
Është duke u përgatitur një plan për evakuimin e personave të kësaj firme dhe bizneseve afër pasi vendi është i rrethuar me fasoneri.