Një tjetër kryebashkiak socialist në telashe! Prokuroria i drejtohet KQZ-së: Kreshnik Hajdari i Kuçovës, i dënuar në Gre

Një tjetër kryebashkiak socialist në telashe. Duket se e kaluara e errët është kriter për të kandiduar në poste të larta shtetërore dhe madje edhe për të fituar.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek.
Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

Në fakt arrestimi në Janinë i tij nuk lidhet me ndonjë vepër të rëndë penale sikurse ka kaluar shumë kohë nga dënimi, por ajo që e penalizon kryebashkiakun është fshehja e dënimit në formularin e dekriminalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com