Ngjarje e rëndë/ Shoferi digjet brenda makinës, policia dyshon për vetëvrasje

Ngjarje e rëndë në Prozren. Policia e Kosovës njoftoi se një person është djegur bashkë me veturën në të cilën ndodhej. Sot, pas mesnatës, Policia ka marrë informata se është duke u djegur një veturë në rrugën “Kastriotët” në Prizren. Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është kuptuar se në veturë gjendet edhe një person, i cili është djegur. Viktima dyshohet të jetë Sh.K i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë i Prizrenit, ndërsa vetura është Golf 2. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën. Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com