Ngjarja e rëndë: Motoçikleta bie nga ura në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi motoçikleta që ai drejtonte ka rënë nga ura në aksin Këlcyrë-Përmet.

Mësohet se i riu ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse dhe ambulanca që ka transportuar të riun drejt spitalit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali 16-vjecar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *