Nga 21 deri në 41 vjeç, kush janë 6 shqiptarët e arrestuar brenda fermës 500 mijë euro të kanabisit?

Arsyeja pse britanikët u shqetësuan nga dyndja e të rinjve shqiptarë pa vite më parë lidhet me faktin se shumë prej tyre, me të mbërritur, angazhoheshin nga trafikantët në aktivitete të paligjshme.

Policia gjeti bimë kanabisi me një vlerë që nëse do të shitej në rrugë kapte vlerën prej afro 450,000 paund (mbi 500 mijë euro). Ferma i zbulua në Moorfield House në Moortown, tha policia pas aksionit.

Gjashtë shqiptarë, sipas një raporti të publikuar nga BBC, transmeton Liberale.al, janë lënë në paraburgim pasi u akuzuan për fermën e kanabisit që ishte ngritur në një shtëpi “të braktisur të kujdesit” në Leeds.

Policia e West Yorkshire ekzekutoi urdhrat e ndalimit të shqiptarëve të cilët akuzohen si të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown.

Gjashtë shtetas shqiptarë u arrestuan në vendngjarje dhe akuzohen për prodhim kanabisi.

Ata janë: Altior Deda, 30 vjeç, Erijon Gjoka, 21 vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç, Agostin Marku, 36 vjeç, Ali Qerfozi, 41 vjeç dhe Andi Teta, 32 vjeç, të gjithë banues në Moorfield House, të ciltë pas arrestimit dolën të martën në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds.

Shqiptarët do të mbahen në paraburgim derisa të dalin para Gjykatës së Leeds më 5 janar.

Qeveria britanike dhe ajo shqiptare kanë arritur së fundmi një marrëveshje për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe, me qëllim që ata ta vuajnë dënimin në vendin tonë. Kjo sipas britanikëve me qëllim për të ulur kostot. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *