Neymar e tradhtoi përsëri, ja vendimi që merr partnerja e tij

Neymar është i pandreqshëm sa i përket lidhjeve, kryesisht me pjesën e besnikërisë ndaj partnereve. Sulmuesi brazilian, i ndalur aktualisht për shkak të një dëmtimi serioz në gju, duket se ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të kaluar kohën e lirë.

O’Ney e ka tradhtuar përsëri partneren e tij aktuale Bruna Biancardi, e cila ka vendosur të ndahet. Neymar ka marrë pjesë në një festë të organizuar në vilën e tij në Mangaratiba, afër Rios, dhe këtu duket se është njohur me një vajzë.

Ajo që ka ndodhur më pas mund të imagjinohet, me futbollistin që duket se e ka tradhtuar për të disatën herë Bruna Biancardi-n. Kjo e fundit, pasi ka pasur një vajzë me brazilianin kohët e fundit, ka vendosur t’i japë fund historisë me O’Ney, e lodhur nga tradhtitë e shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com