Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes së tyre

Lidhja mes Neymar Jr, 32-vjeç dhe Bruna Biancardit, 29-vjeç, ka marrë fund. Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’.

Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor. Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com