Nën hetim 38-vjeçarja nga Shkodra, përgjonte burrin duke i vendosur një pajisje gjurmuese në makinë

Një 38-vjeçare nga Shkodra ka “përndjekur” bashkëshortin e saj, duke i vendosur një pajisje gjurmuese në makinë.

Policia e ka ndjekur penalisht atë për aktin. Ende nuk dihen motivet që çuan gruan të ndërmerrte një akt të tillë dhe nëse ka qenë xhelozia që e ka shtyrë atë të ndiqte lëvizjet e bashkëshortit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: O. H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj”, sqaron policia lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *