Nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, GJKKO lë në burg Evis Berberin

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili ndër të tjera tha se  klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender” tha  avokati.

Kreu i ARRSH-së u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 Mars) disa orë pasi doli nga zyra, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Ndërkohë disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *