Negociatat mes PS dhe Rithemelimit për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend, janë komentuar nga deputetja Flutura Açka. Në një reagim për gazetaren e Report TV Raziela Myslimaj, Açka shprehet se shpreson që të mos ketë një skenar të errët pas negociatave
Më ç’pashë ishin marrë vesh më parë, pasi oferta bujari vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen. Druaj se është parathënia é bllokimit të reformës në drejtësi, për të ruajtur status quonë dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi) É them ketë për shkak te fshehtësisë s’e negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vete Opozitën qe do te amnistojë Ramën të parin.
U tha qe parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja qe bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet qe kaluam pa kuorum, çfarë do te behet? Nuk mora përgjigje. Me sarkazëm iu kërkova një komision hetimor për të shkallmuar SPAK.
Sigurisht që fjalët e mia mund të duken si poezi, por poezi janë edhe vajet. Në do te vajtojmë shpejt demokracinë nëse ka ndonjë skenar të errët, që dot nxituam ta veshim me “kujdesin” e ndërkombëtarëve./m.j