Negociatat mes Rithemelimit dhe PS, reagon Kulluri: PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit…!

PD zyrtare ka reaguar permes sekretarit te marredhenieve me publikun dhe median Edvin Kulluri ne lidhje me marreveshjen e perfolur mes Rithemelimit dhe PS.

Kulluri shprehet ne emer te PD kunder njhe marreveshjeje qe cenon interesin publik, duke nenvizuar se do te jete kundershtare e forte per te gjitha pazaret ne kurriz te Reformes Zgjedhor, votes se lire.

Reagimi i Kullurit:

Marreveshjet midis paleve ne Kuvendin e Shqiperise nuk mund te jene marreveshje qe cenojne interesin publik!

Partia Demokratike prej muajsh kerkon qe Kuvendi te kthehet ne normalitet dhe jo teater konfliktesh qe kane prodhuar ligje te pa debatuara dhe jo transparente ashtu sic deshironte Rama.

Ashtu sic kur kerkesat per komisione hetimore jane te drejta por ato duhet te jene te qarta dhe ne shinat e praktikave parlamentare, sic deshmoi komisioni hetimor per Inceneratoret qe Partia Demokratike ngriti 2 vite me pare dhe rezultoi nje sukses i plote.

Por nuk mund te kete marreveshje kunder Listave te Hapura, Barazise se Votes, Pjesemarrjes se Diaspores dhe Votimit Elektronik. PD eshte e vendosur qe vota tu kthehet qytetareve si shprehje e vullnetit dhe sovranitetit te tyre.

Po ashtu Partia Demokratike u ben te qarte PS dhe Deputeteve te tjere te Kuvendit se cdo perpjekje kunder Reformes ne Drejtesi do te gjeje tek Partia Demokratike nje kundershtar te vendosur. PD do mbetet kunder cdo pazari dhe njekohesisht pro funksionimit demokratik te insitucioneve./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *