Ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe shkakton zjarr në spital, vdes pacienti, evakuohen të tjerët

Një zjarr ka rënë brenda një spitali në Ribera, në provincën e Agrigentos. Për pasojë një pacient rumun 53 vjeçar ka humbur jetën.

Shkak është bërënjë cigare që pacienti rumun ka ndezur në spital pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.

Shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit tashmë kanë evakuuar pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Një pjesë e spitalit ka dalë jashtë funksionit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *