Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër ku një 58-vjeçar ka humbur jetën papritur teksa po pinte kafe.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se viktima ishte shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës.
58-vjeçari me inicialet F. V. po qëndronte në një lokal në afërsi të spitalit kur ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes të jetë arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.