Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, shkruan CNN.
Barry, një ish-gjyqtare dhe prokurore federale, u zgjodh nga Presidenti Ronald Reagan për të shërbyer në Gjykatën Federale të Qarkut në Nju Xhersi në vitin 1983. Më pas ajo u emërua nga Presidenti Bill Clinton në Gjykatën e 3-të të Apelit në 1999 dhe doli në pension në 2019.
Dalja e saj në pension erdhi mes një hetimi nëse ajo shkeli rregullat e sjelljes gjyqësore duke kryer mashtrime tatimore pas raportimit nga New York Times që pretendonte se ish-presidenti dhe vëllezërit e motrat e tij përdorën skema tatimore për të fryrë trashëgiminë e tyre.
Për shkak se ajo doli në pension, hetimi ndaj Barry u mbyll, duke I lënë asaj të drejtën për një pagë vjetore të pensionit dhe pa qortime gjyqësore. Avokati i saj i mohoi akuzat.