Ndahet nga jeta ish-diplomati i lartë çek, ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg, njëri prej figurave kryesore të vendit në kohën pas komunizmit, ka ndëruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga zyrtarët çekë, të cilët njoftuan se Schwarzenberg vdiq të dielën.

Schwarzenberg ishte një prej figurave që mbështeti pavarësinë e Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.

Schwarzenberg kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe shihej shihej si një mik i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com