Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar sërish.
Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi.
Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.
Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.
/a.r