Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Fier-Levan.
Dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim.
Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut.
Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.