Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar. Bëhet me dije se aktualisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.
Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
Me vëmendje po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh.
Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.