“Mos më merr për idiot!”/ Plas sherri mes analistëve, Nesturi: E ke emrin Burimi, po ujin s’e marr nga ty!

Analisti Plator Nesturi është përplasur me analistin Genc Burimin mbi situatën politike në vend, veccanërisht në kampin opozitar se kujt duhet t’i takojë Partia Demokratike.

Teksa gazetarja Anila Basha po theksonte se duhet pritur vendimi i gjykatës se kujt do t’i takojë selia blu Bashës apo Berishës, Nesturi ndërhyri duke se “këta po presin të arrestohet Rama”.

Në këtë moment ndërhyri Genc Burimi në lidhje live në Skype duke iu kundërvënë Nesturit që të mos i shtrembëronte fjalët e tij.

Pjesë nga debati në studion e emisionit “3D”:

Plator Nesturi: Këta presin të arrestohet Edi Rama

Genc Burimi: Të jap ujë në bisht të lugës! Nesturi nuk të lejoj

Plator Nesturi: Ti vërtet e ke emrin burim, por ujin nuk e marr nga ty ! Vazhdo me lugën dhe ha kos, vazhdo muhabetin tënd!

Genc Burimi: Unë s’kam fare komplekse, unë të sfidoj

Plator Nesturi: Bëj analizë dhe mos u merr me personazhet

Genc Burimi: Pse the ti që këta presin të arrestohet Rama ?

Plator Nesturi: Atë presin more zotëri!

Genc Burimi: Ku e di ti ? Ku e thashë unë

Plator Nesturi: Sapo e the mo!

Genc Burimi: Nestur mos u merr me mua se mua nuk më njeh!

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com