Hoqi dënimin me vdekje, ndërron jetë ish-ministri francez, Robert Bandeder

Robert Bandeder, ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë franceze ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

Si Ministër i Drejtësisë në qeverinë Mitterrand (1981-1986), ai prezantoi ligjin e 9 tetorit 1981 i cili hoqi dënimin me vdekje në një Francë ku shumica e opinionit publik ishte në favor të dënimit me vdekje. Më pas ai iu përkushtua “deri në frymën e fundit” heqjes së dënimit me vdekje në mbarë botën.

Ai gjithashtu promovoi dekriminalizimin e homoseksualitetit në vendin e tij. Ai ishte gjithashtu profesor universiteti, për 30 vjet jurist, senator si dhe kryetar i Këshillit Kushtetues francez (Gjykata Kushtetuese).

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *